Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Administrative cakton 3 prillin për padinë e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado



Gjykata Administrative do të zhvillojë më 3 prill seancën përgatitore lidhur me padinë e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të Posaçëm, Ols Dado.

Veliaj pretendon në kërkesë-padi se emërimi i Dados është bërë në kundërshtim me ligjin, duke argumentuar se ai nuk ka përmbushur kriteret e përcaktuara ligjore për ushtrimin e detyrës.

Sipas burimeve për BW, gjyqtari i çështjes do të jetë Hazbi Balliu.