Vendosni fjalën kyçe....

“Pse Ahmetajt iu hoq imuniteti për 24 orë, Ballukut jo”?, Klosi: Jam koherent, nuk kemi asnjë koment për rastin konkret (Video)


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi tha se shkaktoi të qeshura me përgjigjen e tij kur u pyet pse në rastin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj socialistët votuan menjëherë për heqjen e imunitetit, ndërsa në rastin e Belinda Ballukut kjo nuk po ndodh.

I ftuar në Opinion ai tha se nuk e komenton rastin konkret dhe se është koherent me këtë qëndrim.

Fevziu: Pse në rastin Balluku, nuk hiqet imuniteti, megjithëse ka ardhur një mal me prova dhe në rastin Ahmetaj, që bëhej fjalë pëer dy dhoma hoteli dhe ca gjëra të tjera, shumë më të vogla në raport me masën e vlerës që pretendon SPAK, se deri tani janë të pafajshëm të dy, iu hoq imuniteti për 24 orë.

Klosi: Fevzi, e kam thënë këtu dhe koherent kam qenë gjatë gjithë qëndrimeve tona. Ne nuk kemi asnjë koment për rasti konkret.

Të qeshura

Klosi: Në asnjë rast, ne si institucion i PS-së nuk bëjmë komente për rastet konrete, nuk pengojmë organet e drejtësisë së re të bëjnë hetim 360 gradë në 365 ditët e vitit,për të gjithë, for all.