Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Vlorë–Selenicë, një vajzë e plagosur



Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më parë në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën. Sipas burimeve nga policia, përplasja ka ndodhur pranë fshatit Alikokë, ku janë përfshirë dy automjete.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, e kombinuar me lagështinë në rrugë. Si pasojë, një vajzë ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Burime spitalore bëjnë me dije se e plagosura ka pësuar dëmtime të shumta dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.