Vendosni fjalën kyçe....

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital


Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motomjet është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca.