
Interi mundi Kremonezen mbrëmjen e sotme duke thelluar largësinë nga Milani i vendit të dytë.
Zikaltërit kanë tetë pikë më shumë se kuqezinjtë megjithatë këta të fundit kanë një ndeshje më pak e kësisoj kanë mundësinë ta ngushtojnë sërish largësinë.
Pas humbjes me Arsenalin në Ligën e Kampionëve, Interi e ka marrë veten duke fituar dy ndeshje në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve. Kremoneze nga ana e saj endet në fundin e renditjes dhe synim madhor ka mbijetesën.