
Një operacion antidrogë i zhvilluar në Athinë, ka çmontuar një rrjet të trafikut të narkotikëve.
Në qendër të goditjes ka qenë një organizatë narkotrafiku greko-shqiptare, që kryente aktivitetin e saj në zonën përreth Kampusit të Universitetit Zografou
Media greke informon se janë 4 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë.
Gjatë këtij operacioni autoritetet greke gjithashtu sekuestruan kanabis me një peshë totale prej afërsisht 6 kilogramësh, 20,000 euro dhe telefona celularë.
Sipas informacioneve aksioni është ende në vazhdim.