Vendosni fjalën kyçe....

KQZ në Kosovë pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  në Kosovë është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve ta përmbyllë sot, më 30 janar.

“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime.

Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky process, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.

Ky proces, planifikohet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, ka konfimuar për RTKLive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.