
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një 56-vjeçar ka plagosur me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare.
Sipas policisë, i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë për të ndihmuar vajzën në momentin e sulmit.
Njoftimi i policisë
Durrës / Informacion paraprak
Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.