Vendosni fjalën kyçe....

Rama vizitë në Izrael, viziton vendin e masakrës së 7 tetorit 2023


Kryeministri Rama ndodhet në Izrael në një vizitë pune në datat 25-27 janar.

Ai do marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Sot kreu i qeverisë publikoi në rrjetet sociale foto nga vizita në memorialin e viktimave të Festivalit Nova, një monument që përkujton viktimat e masakrës së festivalit muzikor gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetori 2023.

“Nova Site, Izrael. Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë. Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes”, shkruan Rama.