
Deputetja demokrate Jorida Tabaku theksoi mbrëmjen e sotme se PD-ja duhet të ketë guximin për të ndryshuar dhe përmirësuar.
Në takimin me demokratët e Njësisë 2 si pjesë e turit të foltores, Tabaku nënvizoi se drejtuesit e partisë duhet të përqendrohen te shqetësimet e qytetarëve ndërsa kërkoi ndihmën e tyre për ta çuar deri në fund rrugëtimin e nisur për largimin e narkoshtetit.
“Duhet të flasim dhe të tregojmë guxim për të ndryshuar dhe përmirësuar Partinë Demokratike. Duhet t’i përgjigjemi sfidave që koha, duhet patjetër të fokusohemi të shqetësimet që kanë shqiptarët. Ne duhet t’i përgjigjemi sfidave të kohës, do të flasim për sistemin e kapur. A kemi gabuar ne? Po plot herë. A jemi rrëzuar? Po por jemi ngritur sërish në këmbë. Na duhet mbështetja juaj që këtë rrugëtim që kemi nisur ta çojmë deri në fund”, tha Tabaku.