
Flamur Noka thotë se Byroja e Kuvendit ka shtyrë vendimin e përjashtimit të tyre nga 30 ditë, deri në mars.
Në një komunikim për gazetarët, Noka u shpreh se në vend që të merren masa për Ballukun e Kërçanaj përjashtohet opozita.
“Edi Rama kërkon të marrë peng parlamentin. Ai nuk pranon që ti dorëzojë drejtësisë Belindën, Lindën e AKSHI-t, Gysin dhe bandën e hajdutëve që e rrethojnë, sepse e di që gjithçka shkon tek ai. Në vend që të marrë masa për të përjashtuar Belindën, përjashton opozitën. Pra sot Shqiptarët kanë një mundi që të shohin se në Shqipëri parlamentarizmi është marrë peng.
U nis përjashtimi për 30 ditë, tani afati i përjashtimit shtyhet në kundërshtim me çdo rregullore, është shtyrë deri në mars. Pra është thënë 1 muaj, tani po e çojnë 3 muaj. 6 deputetët e opozitës janë përjashtuar deri në mars të marsit”, tha Noka.
Teksa u shpreh se përjashtimi nis nga 23 dhjetori deri nga data 3 mars, Noka deklaroi se “ne nuk njohim asnjë vendim të institucioneve të kapura nga kartelet dhe korrupsioni”.
Deputeti demokrat e quajti vendimin e turpshëm dhe ta se do ta cojnë në Gjykatën Administrative.