
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz dhe një automjet tip Ford.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.