Vendosni fjalën kyçe....

“Në 2026-ën, shqiptarët do i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindje të Edi Ramës” – Berisha


Kreu I PD-së Beirsha u bëri thirrje shqiptarëve të bëhen bashkë vitin 2026 “për të shporrur narkoshtetin e Edi Ramës” dhe për t’i bërë funeralin organizatës mafioze me emrin Rilindje që kryesohet nga kreu i qeverisë.

Pra miq, të gjitha këto përbëjnë një bazë të fuqishme për çdo qytetar shqiptar për veprim, ndaj dhe me besim të plotë mund të themi se viti 2026 është viti i shpresës së madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Është viti në të cilin ata do bashkohen si kurrë më parë për t’i bërë funeralin organizatës kriminale që quhet Rilindja dhe kryesohet nga Edi Rama. Do bashkohen si kurrë më parë për të shpëtuar demokracinë shqiptare, rikthimin e votës së lirë. Për të shpëtuar familjen shqiptare nga një ligj shkatërrimtar për gjininë dhe familjen. Për të shpëtuar Shqipërinë nga rrokullisja e saj e madhe.

Pra, këtë vit çdo shqiptar që e do këtë vend, e fillon si misionar, e fillon në lartësinë e një misioni të madh shpëtimtar. Ndaj dhe unë dua sonte t’ju uroj ju, gëzuar kudo që ndodheni. Një vit të mbarë në lartësinë e shpresave dhe pritshmërive tuaja. Gëzuar!” – tha Berisha.

Në urimin drejtuar shqiptarëve kudo janë për Vitin e Ri 2026, kryedemokrati tha se viti që po ikën faktoi lidhjen mes karteleve të drogës me qeverinë Rama, të cilët manipuluan vullnetin e shqiptarëve më 11 maj.

“Viti 2025 ishte viti në të cilin kartelet e drogës të lidhura direkt me qeverinë shqiptare dhe me Edi Ramën, morën në dorë dhe u bënë zotër të tregut të kokainës në Europë. Pra u bënë kartelet më të fuqishme. Ato me ndërhyrjet e tyre aktive në zgjedhjet e 11 majit, apo për ndërhyrjet e tyre, u shpërblyen me leje për ndërtimin e 450 kullave, resorteve turistike, pallateve dhe vilave në mbarë territorin. Pra, viti ishte të themi, viti në të cilin narkoshteti u konsolidua me shpejtësinë më të madhe.

Por ishte dhe viti në të cilin opozita shqiptare ja doli të gozhdojë para komunitetit ndërkombëtar Edi Ramën si armik i egër i pluralizmit. Në 7 rezoluta denoncohet shtypja e pluralizmit nga institucionet e narkoshtetit. Denoncohet narkoshteti, denoncohen vjedhjet e shqiptarëve dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë elektorale. Kontrolli total mbi mediat dhe mashtrimi i tmerrshëm që ato ju bëjnë qytetarëve, për shkak të kontrollit mafioz. Të gjitha këto janë sanksionuar edhe në dokumentin themelor të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri.” – theksoi Berisha.