Vendosni fjalën kyçe....

Rama premton investime gjithandej: Asnjë sulm kibernetik nuk penetroi dot murin tonë


Kreu i qeverisë premtoi investime të mëtejshme në shëndetësi e ushtri.

Pasi përmendi disa spitale të rikonstrukuara ose ndërtuara, ai premtoi  të tjera projekte në shëndetësi e ushtri.

Ndër to ai përmendi një parking tokësor në QSUT, nisjen e prodhimeve shqiptare në industrinë ushtarake dhe blerjen e dy avionëve për shuarjen e zjarreve.

“Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajonin tonë, përfshirë edhe Serbinë, që ta dini edhe pse lajmet e mira nuk përbëjnë lajm. Kemi një sistem raketor Javelin që I kemi këtu. Kemi tre anije patrulluese që i kemi dhuratë nga Italia, radarë të vëzhgimit ajror në bashkëpunim me Francën. Duam të eksportojmë kapacitete industriale ushtarake. Është vit historik për ushtrinë tonë. Do prodhojmë dronët dhe sistemet anti-dronë. Kemi bënë rregull në pronat shtetërore. Do blejmë dy avionët e parë zjarrfikës. Patëm një sulm shumë të egër nga bota e terrorit kibernetik që nuk arriti ta shkatërronte infrastrukturën dixhitale. Kemi inbvestduar në mënyrë inteligjente në mbrojtjen kibernetike. Sulmohemi, sulmohemi e sulmohemi po asnjë sulm nuk ka mundur të penetrojë murin mbrojtës të infrastrukturës dixhitale.” – tha Rama.