
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numerimin 100 për qind të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje renditet forcë e parë politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke marrë 433 mijë e 394 vota. Në vend të dytë pozicionohet Partia Demokratike e Kosovës me 184 mijë e 318 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 119 mijë e 201 vota.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Screenshot