Vendosni fjalën kyçe....

Sot finalja e Ligës së Kampioneve, Man.City përballë Interit në Stamboll


Edicioni 2022/23 në Ligën e Kampionëve do të përmbyllet sonte me finalen e madhe.

Në finale do të takohen Manchester City dhe Interi

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit.

Man City synon të shkruajë historinë duke triumfuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve.

Me një triumf eventual sonte, “Qytetarët” do të kompletonin edhe tripletën për këtë sezon, pasi janë shpallur kampionë në Premierligë dhe Kupën FA.

Në anën tjetër, Interi e ka fituar tre herë në historin trofeun e kësaj gare. Për herë të fundit në vitin 2010.

Këtë sezon, “Nerazzurrët” e kanë fituar Superkupën dhe Kupën e Italisë.