
4 tonelata mish i padeklaruar është bllokuar sot nga Tatimet. Përveç sasisë së mishit janë zbuluar edhe 9.3 milionë euro të ardhura të fshehura, çështje që ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës.
Verifikimet janë kryer nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Administratën Tatimore, e cila ka zbuluar shkelje serioze të legjislacionit tatimor në fuqi dhe një shembull të qartë të evazionit fiskal.
Nga kontrolli u identifikuan mospërputhje midis inventarit fizik dhe atij të deklaruar në sasi ndërkohë që vlera totale e dëmit të konstatuar arrin në rreth 6.4 milionë euro. Rasti është përcjellë Hetimit Tatimor, i cili e ka referuar për ndjekje penale pranë Prokurorisë së Tiranës.