
Lëvizja Vetëvendosje kryeson zgjedhjet parlamentare në Kosovë me rreth 50% të votave, sipas rezultateve paraprake. Pas publikimit të këtyre rezultateve, kryeministri dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për mediat.
Kurti e cilësoi rezultatin si një fitore të madhe dhe historike, jo vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët e koalicionit qeverisës.
“Urime për fitoren më të madhe në historinë e vendit. Sa më shpejt të certifikohen rezultatet, aq më shpejt do të mund të krijojmë institucionet e reja dhe të vazhdojmë punën. Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend, veçanërisht për marrëveshjet ndërkombëtare”, deklaroi Kurti.