Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Kosovë, përfundon procesi i votimit


Në orën 19:00 ka përfunduar orari zyrtar i votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin. Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 18:23 kanë votuar 38.55% të qytetarëve.