Vendosni fjalën kyçe....

Vlora prej tre ditësh pa ujë, drejtori i Ujësjellësit: Po përpiqemi për furnizim alternativ


Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës Ermal Murati ka deklaruar se po punohet për furnzim alternativ të qytetit me ujë gjatë pasdites, pasi defekti nuk është riparuar ende.

Qyteti bregdetar nuk ka ujë prej ditësh pa një dëmtimi në linjën kryesore të furnizimit.

“Linja e transmetimit ka pësuar një çarje të rëndë. Tubi është specifik dhe ky tub përdoret specifikisht vetëm në Vlorë. Me datë 26 është realizuar një furnizim i shkurtër, 1 orë-1 orë e 30 minuta. Po punojmë ende që të realizojmë furnizimin.” – tha Murati.