Vendosni fjalën kyçe....

Ishte në kërkim për mbjellje kanabisi, kapet 57-vjeçari në Malësi të Madhe


Një 57-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.M. dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e 780 bimëve kanabis të kapura në Bajzë më 18 nëntor 2025.

Njoftimi

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

Aleksandër Malaj, 57 vjeç, banues në Bajzë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 780 bimëve narkotike kanabis, në Bajzë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 18.09.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”