Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD kërkojnë sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve


Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve i janë drejtuar me shkresë kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar mbledhjen e Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kjo është kërkesa e dytë e demokratëve, të cilët theksojnë se një javë është e mjaftueshme për t’u njohur me dosjen prej mbi 10 mijë faqesh.

Nga ana tjetër, socialistët kanë deklaruar se shqyrtimi i kërkesës nuk do të bëhet përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e pezullimit të anëtarit të qeverisë, që pritet më 22 janar.

Pavarësisht kësaj, më 23 dhjetor, anëtarët demokratë u mblodhën simbolikisht në Këshillin e Mandateve, duke akuzuar mazhorancën për pengim të drejtësisë.