Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari


Një 16-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në autostradën Levan-Tepelenë.

Përplasja ndodh në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” ku u përfshinë një mjet “Mercedes” dhe një “Peugeot”.

Adoleshenti me inicialet O.M. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes po udhëtonte me makinën “Peugeot”.

Njoftimi

“Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur  O. M, rreth 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”