
Makina ultra-luksoz Maextro S800 e Huawei Technologies është aq popullore në Kinë ditët e sotme, sa po shet më shumë se Porsche Panamera, Mercedes-Benz S-Class dhe të gjitha automjetet e tjera me çmim mbi 100,000 dollarë.
Diferenca është e madhe. Që nga prezantimi në maj, shitjet e Maextro-s ua kaluan të gjithë rivalëve në atë kategori çmimi në shtator dhe nuk kanë zbtriturmë. Muajin e kaluar, numri i makinave të dala nga sallonet ishte më i madh se shitjet e Porsche Panamera – një prej makinave më të shitura – dhe BMW Seria 7 të marra së bashku, sipas të dhënave të përpunuara nga ECC Intelligence, shkruan Bloomberg.
Pse po korr sukses Maextro S800?
Teknologji “Inteligjente”: Maextro S800 përfshin sistemin ADS 4.0 të Huawei, i cili ofron vetëdrejtim të avancuar dhe një sistem “crab walk” (ecje anësore si gaforrja) që i lejon makinës të manovrojë në hapësira shumë të ngushta.
Luks me Çmim Konkurrues: Ndonëse kushton mbi 100,000 dollarë, ajo ofron komoditet që zakonisht gjendet te Rolls-Royce apo Maybach, të cilat kushtojnë shumë herë më tepër.
Dimensionet: Me një gjatësi prej 5.48 metrash, ajo është më e madhe se shumica e sedanëve luksozë evropianë, duke ofruar më shumë hapësirë dhe prestigj për blerësit kinezë.