Vendosni fjalën kyçe....

Digjet statuja e drunjtë e Trump-it në Slloveni (FOTOT)


Digjet një statujë prej druri e presidentit Donald Trump në vendlindjen e gruas së tij Melania, Slloveni.

Siç shkruan Daily Mail, skulptura prej druri gati 8 metra e lartë, ishte ngritur vitin e kaluar në fshatin Sela pri Kamniku në Slloveni.

Trump paraqitet në kostumin e tij karakteristik blu, këmishën e bardhë dhe një kravatë të gjatë të kuqe. Krahun e tij të djathtë me dorën bërë grusht, e mban lart si Statuja e Lirisë në New York.

Policia sllovene lajmëroi se është vënë në kërkim të zjarrvënësve. Edhe pse statuja e Trump u shndërrua shpejt në një tërheqje turistike, disa fshatarë vendas ishin të pakënaqur dhe premtuan se do ta digjnin për Halloween.

Si rezultat statuja u zhvendos në një fshat tjetër, afër Kamnikut, rreth 50 milje larg qytetit të lindjes së Melania Trump.

Kjo nuk është hera e parë që një anëtar i familjes Trump është gdhendur në dru në Slloveni. Vetëm në qershorin e kaluar u zbulua një skulpturë e zonjës së parë të SHBA-së në vendlindjen e saj, Sevnicë.

E lindur si Melanija Knavs, ajo e ndryshoi emrin e saj në Melania Knauss kur filloi modelimin. Melanie u vendos në Neë York në vitin 1996 dhe u takua me Trump dy vjet më vonë. Pjesa tjetër është histori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *