Vendosni fjalën kyçe....

“Policia mos prekë me dorë protestuesit, ata po luftojnë ndaj hajdutëve”- Berisha


Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje për gatishmëri për përshkallëzim të protestave deri, sipas tij, në përmbysjen e “narko-qeverisë”.

Ai denoncoi atë që e cilësoi si terror policor ndaj disa të rinjve që, sipas tij, nuk kanë kryer akte dhune.

“I ftoj të jenë të gatshëm për përshkallëzim deri në përmbushjen e misionit për të përmbysur narko qeverinë. Denoncioj terrorin policer ndaj disa të rinjve që nuk kanë kryer asnjë akt dhune.

Policia mos prekë me dorë protestuesit sepse ata po luftojnë ndaj hajdutëve dhe krimninelëve në detyrë. Të qendrojnë me ligjin jo me hajdutin dhe të lirojnë të arrestuarit.”