Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga lartësia e pallatit ku punonte, ndërron jetë punëtori në Durrës, procedohet drejtuesi teknik


Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga pallati ku punonte.

Lidhur me rastin është proceduar drejtuesi teknik i kompanisë së ndërtimit të objektit.

Kjo është viktima e dytë në pak ditë në pallatet në ndërtim në vend. Pak ditë më parë, një elektriçist ndërroi jetë pasi ra nga lartësia nga një pallat në ndërtim në Paskuqan.