Vendosni fjalën kyçe....

Trump-i letër shefit të OBSH-së: Ke 30 ditë kohë para se të të pres fondet


Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë 30 ditë kohë Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) para se t’i ndërprerë fondet amerikane.

Gjatë kësaj kohe, Trump i kërkon OBSH-së që të argumentojë qëndrimet e saj teksa këmbëngul se organizata nuk e ka trajtuar si duhet pandeminë Covid-19.

Në një letër dërrmuese drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom, të hënën në mbrëmje, Trump e bëri agjencinë përgjegjëse n për ato që ai tha se ishin deklarata ‘të pasakta dhe mashtruese’ për koronavirusin dhe lëvizjen shumë ngadalë për të adresuar krizën, duke akuzuar gjithashtu atë se bëri lojën e Kinës që nga fillimi.

“Gjatë gjithë krizës, Organizata Botërore e Shëndetit ka këmbëngulur vijimësist për të lavdëruar Kinën për ‘transparencën’ e saj të pretenduar, pavarësisht se Kina nuk ka qenë aspak transparente,” tha presidenti, duke shtuar, “E vetmja mënyrë që ka OBSH-ja është të tregojë pavarësinë nga Pekini, nëse vërte mundet…ne nuk kemi kohë për të humbur.”

Nëse Organizata Botërore e Shëndetit nuk angazhohet për përmirësime thelbësore brenda 30 ditëve të ardhshme, unë do të bëj ngrij në mënyrë të përkohshme fondet e SHBA-ve ndaj OBSH-së…më pas do rishqyrtoj anëtarësimin tonë aty dhe do i ngrij më pas fondet në mënyrë të përhershme.

Është e paqartë se çfarë duhet të bëjë OBSH-ja që të bindë Shtëpine e Bardhë që të lëshojë fondet.

Trump e ka akuzuar OBSH-në muajt e fundit pas shpërthimit të pandemisë se është shumë afër Pekinit, të cilin e akuzon për pandeminë Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *