
Alis ka fituar Festivalin e 64-ët në RTSH me këngën “Nan”. Ai do përfaqësojë kësisoj Shqipërinë në Eurovision 2026, që këtë vit mbahet në Vjenë.
Interpretimi i këngëtarit shkodran u shoqërua me duatrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë.
Fituesi u zgjodh sipas skemës 50-50 ku gjysmën e vlerësimit e dha juria ndërsa gjysmën publiku. Alis mori 152 pikë. Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me 102 pikë ndërsa në të tretin Sheila me 93 pikë.