
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka deklaruar se nuk i është lejuar të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e Belinda Ballukut. Ai akuzoi se qëllimi është të mbahet e fshehur kërkesa e SPAK-ut dhe se Balla ka urdhëruar që në mbledhje të jenë vetëm anëtarët.
“Duam të përfaqësohemi si parti politike, por Balla dhe të tjerët nuk lejuan pjesëmarrjen tonë. Ky është një pretekst për të mbuluar atë që po ndodh. Është hera e parë që mbledhja mbahet me dyer të mbyllura,” tha Shehaj, duke shtuar se kërkohet arresti i Ballukut dhe se ajo duhet të dalë para drejtësisë.
Nga ana tjetër, Balluku ka reaguar duke thënë se vendimi për tenderin është marrë nga kryeministri Rama dhe theksoi se situata tregon mungesë të kufijve mes krimit dhe shtetit, duke lënë qytetarët të paqartë se kujt t’i drejtohen për mbrojtje.