Vendosni fjalën kyçe....

Tritol një automjeti në Selitë të Vogël, vetëm dëme materiale



Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Selitës së Vogël. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, ku dyshohet se është hedhur një sasi tritoli në automjetin e shtetasit me inicialet D. J., rreth 39 vjeç.

Automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij në momentin e shpërthimit. Si pasojë e ngjarjes, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Hetimet vijojnë.