Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Asgjë e re nga fronti i Lindjes, karvani i Shqipërisë Europiane ecën përpara


Pas përfundimit të një seance plenare të tensionuar dhe të mbushur me kaos, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi për mediat se opozita duhet t’i vinte zjarrin Kuvendit si mënyra e vetme që qytetarët të frymëzoheshin dhe të merrnin pjesë në protestat e organizuara nga PD.

Sipas Ballës, dihet mirë se kush jep këto urdhra, duke shtuar: “Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara.” Ai kujtoi se situata nuk është e re, duke krahasuar ngjarjet e sotme me ato të para 8 vitesh, kur zgjidhej Prokurori i Përgjithshëm.

“Besoj se qoftë ju dhe qytetarët shqiptarët, e sotmja nuk është lajm i ri. Asgjë e re nga fronti i Lindjes. Sot plot 8 vite më parë, e njëjta pamje në Kuvend.

Atë ditë zgjidhej prokurori i Përgjithshëm, Sot bënte betimin Avokati i Popullit, i propozuar me firmat e deputetëve të PD.

Dhe e njëjta situata u ripërsërit, shqiptarët e dinë se kur protestat nuk kanë frymë duhet  t’i vëmë zjarrin parlamentit që të na vijnë njerëzit në protesta.

Duket qartë se kush jep urdhra dhe imazhe. Sulmuan avokatin e ri të popullit. U munduan ta pengojnë të bëjnë betimin edhe pse vetë e kanë propozuar, por populli shqiptar ka një shprehje të bukur, karvani i Shqipërisë Europiane ecën përpara”, tha ai.