Vendosni fjalën kyçe....

“Në këtë ditëlindje të pazakontë, më gëzuan pa masë urimet tuaja”- Veliaj: Miqtë e ditëve të vështira nuk do i harroj kurrë


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj feston sot ditëlindjen. Në një postim  në rrjete sociale, ai ka falënderuar të gjithë ata persona që i kanë dërguar letra urimi në qelinë e paraburgimit në Durrës në këtë ditëlindjen të pazakontë, siç e cilëson ai.

Në mbyllje të shkrimit, Erion Veliaj shkruan se miqtë e ditëve të vështira nuk do t’i harrojë kurrë.

“Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.

Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.

Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!

Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!

Faleminderit nga zemra”, shkruan Erion Veliaj.