Vendosni fjalën kyçe....

Pierce Brosnan bie në hall me fansen, merr urdhër mbrojtjeje: Ajo më përndjek mua dhe familjen


Pierce Brosnan është përballur me disa trauma dhe shqetësime kohët e fundit në jetën e tij personale. Ai ka marrë një urdhër mbrojtjeje kundër një gruaje që e ka “përndjekur” atë dhe familjen e tij.

Pierce paraqiti dokumente në gjykatë duke kërkuar mbrojtje për veten, gruan e tij Keely Shaye Smith dhe djemtë Dylan dhe Paris kundër një gruaje të paidentifikuar, e cila është shfaqur e paftuar në pronën e tij në Malibu.

Sipas padisë, Pierce tha se gruaja kishte qëndruar jashtë shtëpisë së tij me një automjet: “Ajo po më ndjek mua dhe familjen time”.

“Ajo fillimisht tha se po kërkonte Dick Van Dyke (ajo ka një tatuazh të tij në krahun e saj), por kur më gjeti mua dhe familjen time, ajo qëndroi para shtëpisë tonë.”- vazhdon Pierce siç raporton Hello Magazine. “Ajo më dha dy kartëmonedha të çuditshme, tha se i duheshin 1500 dollarë për goma të reja dhe më dha një vizatim që bëri për mua”.

Gjykata vendosi t’i japë aktorit një urdhër mbrojtjeje emergjent dhe informoi të akuzuarin përndjekës se ajo ndalohet të kontaktojë aktorin ose familjen e tij ‘direkt apo indirekt‘ ose ‘t’i ngacmojë ata’.

Gruaja e paidentifikuar duhet të qëndrojë të paktën 400 metra larg shtëpisë së Pierce-it, shkollës apo vendeve të punës ku mund të jenë fëmijët e tij.

Një seancë dëgjimore për këtë çështje është caktuar për në 25 tetor, ku do të përcaktohet nëse gruas duhet t’i jepet një urdhër i zgjatur që mund të zgjasë deri në pesë vjet.

Pierce dhe Keely janë të martuar që nga viti 2001 dhe së bashku kanë dy djem: Dylan, 25 vjeç dhe Paris 21 vjeç. Aktori ka edhe dy djem me gruan e tij të parë:  Christopher, 49, dhe Sean, 39.

Përveç tyre, Pierce pasi u martua me gruan e tij të parë Cassandra Harris adoptoi dhe fëmijët e Cassandra-s, Chris dhe motrën e tij Charlotte. Sean erdhi në jetë më vonë. Por vajza, Charlotte, vdiq tragjikisht në vitin 2013 nga kanceri i vezoreve, e njëjta sëmundje që i mori jetën nënës së saj Casandra në vitin 1991.