
Ministrja e Jashtme Spiropali që ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi, është pritur sot nga presidenti i vendit fqinj Tasoulas.
Shefja e diplomacisë shkruan se mbështetja e Athinës për integrimin e vendit në BE është në krye të agjendës mes dy vendeve.
“Athinë – E nderuar për pritjen miqësore nga Presidenti i Republikës së Greqisë, Konstantinos Tasoulas, për vlerat e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, mbi të cilat janë ndërtuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mbështetja për integrimin europian të Shqipërisë qëndron në zemër të marrëdhënieve tona dhe Shqipëria beson se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës europiane, si investim thelbësor në të ardhmen e Europës.” – shkruan Spiropali në Facebook.

