Vendosni fjalën kyçe....

Meta kritikon zgjedhjet në SPAK dhe KLP: Prania e diplomatëve ngre pikëpyetje për legjitimitetin e procesit



Ish-presidenti Ilir Meta ka komentuar zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK dhe të Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, duke vënë në dyshim legjitimitetin dhe integritetin e procesit.

Meta thekson se prania e tepruar e diplomatëve të huaj gjatë votimit më shumë shton pyetje sesa legjitimon përzgjedhjen e KLP-së. Ai u shpreh se mënyra e zhvillimit të votimit, me dy emra dhe pa mbështetje nga zonjat e KLP-së për kandidatët e tjerë, krijon perceptimin se vetëm një kandidat është i besueshëm, duke cënuar besueshmërinë e SPAK-ut dhe të sistemit të drejtësisë.

“200 mijë dosje janë grumbulluar këto 10 vite dhe standardet e marrjes së drejtësisë janë përkeqësuar ndjeshëm. Ky lloj shoë është i kuptueshëm, por cënon besueshmërinë e prokurorëve”, tha Meta, duke shtuar se problemi kryesor i opozitës nuk është mungesa e fuqi bllokuese, por qartësia e mesazhit, iniciativës dhe veprimit politik.

Meta përmendi edhe mbështetjen e deputetëve të Partisë së Lirisë për zonjën Adriana Kalaja, si një personalitet i angazhuar në mbrojtjen e interesit publik dhe luftën kundër korrupsionit. Ai theksoi rëndësinë e veprimeve të opozitës në publik, pavarësisht numrit të vogël të deputetëve që votuan.