
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurores së Elbasanit Rajmonda Berisha Kopaçi.
Më herët ajo ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ky I fundit e shkarkoi prokuroren për probleme me pasurinë.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 40/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 780, datë 03.07.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 780, datë 03.07.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi).
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 11.12.2025, në Tiranë.” – thuhet në njoftimin e KPA-së.