Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca ndaj Beqajt


Është shtyrë seanca na Gjykatën e Posaçme ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ky i fundit ka thënë se nuk është njohur plotësisht me aktet e dosjes.

Seanca e radhës është caktuar më 11 dhjetor.

Beqaj po gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, sipas pretendimeve të Prokurorisë së Posaçme.