Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda



Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda.

Meta ndodhet në paraburgim që nga tetori i vitit 2024 dhe akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, dhe tre persona të tjerë.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë i hap rrugë vazhdimit të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit dhe të bashkëakuzuarve të tij.