Vendosni fjalën kyçe....

21 Janari, Berisha para SPAK: Nuk jam thirrur sepse kanë patur frikë nga dëshmitë e mia


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot para godinës së SPAK për masën e detyrimit për t’u paraqitur në lidhje me aferën “Partizani”.

Ai deklaroi se nuk është thirrur kurrë nga Prokuroria e Posaçme dhe se kjo ndodh nga frika e dëshmisë së tij.

“Si i besonit Troplinit, pse ju i besoni. Zoti Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Ai le të provojë se e ka sjellë, nëse e ka sjellë nuk e mohoj.

Njëherë më thoni grupi parlamentar, njëherë Peleshi. Po të vësh dorën në zjarr për Peleshin të digjet dora dhe trupi. Unë për çdo thirrje në cdo gjykatë e prokurori të Tiranës e kudo unë paraqitem.

Është ligj i pandryshuar i jetës time, jam paraqitur dhe paraqitem. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok, madje për temën plotësisht ndonëse është temë dhe dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e mi, e egër publikë të Berishës, e dini vetë ju siç ka qenë Ina Rama.

Për këtë temë, e cila është hetuar, nëse do isha thirrur 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrur sepse kanë patur frikë nga dëshmitë e mia. “, tha Berisha.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjegjësi për të dhënë shpjegime për atë që ka ndodhur pasi ishte kryeministër në atë kohë, ai th ase në rast thirrjeje, do të ishte paraqitur pa hezitim, por deri tani nuk është ftuar.

Berisha e cilësoi protestën për të cilën lidhet hetimi si “më të dhunshmen në vend”, duke përmendur sulmet me gurë, xhama të thyer dhe plumba në drejtim të ndërtesës.

“Tani siç më dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh. Për këtë cështje Berisha ka bërë deklaratë në darkën e asaj nate.

Nuk është thirrur asnjëherë, as njëherë të vetme. Kanë biseduar me mua të huaj dhe nuk ka thirrur prokuroria e shtetit asnjëherë sepse kanë patur frikë nga dëshmitë e mia, sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme…se PS kishte agjendë dhune.

Cilido që e hap në sekuencat më minimale sheh aty mijëra gurë duke vërshuar drejt mbrojtësve të ndërtesës, plumba në dritaret e ndërtesës, xhama të thyer e gurë, automjete që dua të thyejnë derën.

Kjo ishte protesta më e dhunshme në vend dhe ka përcaktim ndërkombëtar që PS kishte axhendë dhune. Në rast se do të isha thirrur, absolutisht do të kisha shkuar. Unë jam unë, por janë ata që s’më kanë thirrur.”, tha Berisha.