
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnje–Berat, pranë fshatit Çiflik.
Një automjet tip Benz, me targa AA022PR, përplasi këmbësoren Shqiponja Gjoshi, 53 vjeçe, e cila u transportua menjëherë në spitalin e Lushnjes.
Mjekët bëjnë me dije se ajo ndodhet nën kujdes intensiv, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku po kryen veprimet procedurale dhe po menaxhon qarkullimin e automjeteve.
Sipas të dhënave paraprake, e dëmtuara ishte duke kaluar rrugën kur është goditur nga automjeti.