Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO, seanca e rradhës më 27 nëntor



GJKKO ka shtyrë seancën për çështjen e koncesionit të sterilizimit, ku i pandehur është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar nga SPAK për “shpërdorim detyre”.

Shtyrja u bë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, të angazhuar në një proces tjetër në të njëjtën gjykatë.

Seanca e radhës është caktuar për datën 27 nëntor, në orën 11:00, ku do të shqyrtohen pretendimet dhe kërkesat procedurale të palëve.