Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Balluku ka dalë në përgjime se si vjedh miliona euro, ju flisni për burrë e grua


Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, kritikoi në Kuvend debatet mbi projektligjin për barazinë gjinore, duke theksuar se nuk mund të flitet për barazi ndërkohë që zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK për shkelje në tendera dhe është përmendur në përgjime me Evis Berberin.

Fjalimi i Shehajt u ndërpre nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

“Diskutimi në këtë seancë në lidhje me këtë kalendar jo kush është burrë e grua ndërkohë që kanë dalë përgjimet që zëvendës kryeministrja ka dalë se i ka vjedhur 10 mln euro qytetarëve dhe thotë bashkë me drejtorin e saj…”, thote Shehaj, por fjala i ndërpritet nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.