Vendosni fjalën kyçe....

Nëntë të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Angli



Policia britanike ka arrestuar dy persona pasi disa pasagjerë u goditën me thikë në një tren që udhëtonte drejt Huntingdon, në Cambridgeshire të Anglisë.

Sipas autoriteteve, oficerët e policisë, përfshirë edhe njësi të armatosura, u dërguan menjëherë në vendngjarje pas raportimeve për sulmin.

Një dëshmitar okular e ka përshkruar skenën si “të tmerrshme” dhe “kaotike”.

“Kishte gjak kudo, ishte një skenë e tmerrshme, vërtet e dhunshme,” – tha ai për Reuters.

Operatori i trenave LNER njoftoi se pas incidentit priten ndërprerje dhe vonesa në linjat hekurudhore që kalojnë në atë zonë.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e sulmit.