Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Evropa nuk kurseu gjigandët si Kohl dhe Kraksi për korrupsion


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar gjendjen politike në të cilën ndodhet vendi dhe deklaratat e përfaqësuesve të PE që vizituan Shqipërinë.

Në një intervistë në News24, vasili tha se  nuk mund të pranojë nga kurrkush, “qoftë ky evropian apo çfarëdo lloj gjuhe që të flasë, i cili do të më imponojë standardin e të pranuarit të votës së blerë nga krimi i organizuar”.

Unë nuk mund ta pranoj dot që një eurodeputet i caktuar të më thotë që zgjedhjet u certifikuan në atë kohë. Nuk mundem kurrsesi që unë të pranoj nga kurrkush, qoftë ky evropian apo çfarëdo lloj gjuhe që të flasë, i cili do të më imponojë standardin e të pranuarit të votës së blerë nga krimi i organizuar.

Ky nuk është më pretendim, por është provë dhe fakt. Asnjë shqiptar nuk ka më nevojë të më dëgjojë mua. I ka mjaftuar të dëgjojë dhe të rimarrë mjaft e mjaft argumente”- tha Vasili.

Më tej ai tha se Europa, përballë korrupsionit, nuk kurseu as “gjigandë si Kohl dhe Kraksi”

Tani po kthehem dhe po u jap nja dy shembuj këtyre europianëve që vijnë këtu. Ne e dimë që Europa është treguar shumë e prerë , në kuptimin në respekt të ligjit, dhe nuk ka kursyer kolloz si Helmut Kohl.  Ju e dini shumë mirë që zoti Kohl, i cili realizoi sipërmarrjen më të jashtëzakonshme të bashkimit të dy Gjermanive, një kryevepër politike, për disa çështje të financimit të partisë, ju e dini që u dënua nga gjykata. Një kolloz i politikës botërore”-deklaroi Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *