
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:37, në aksin “Kosmaç – Vau i Dejës”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti po drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili ka humbur kontrollin e drejtimit. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe vëllai i tij, shtetasi F.G.
Të dy të rinjtë janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.