Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa dorëzon projektligjin për bllokimin e dhënies me koncesion të pasurive kulturore


Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka dorëzuar në Kuvend një projektligj për ndalimin e dhënies me koncesion të pasurive kulturore të vendit.

Zhupa që është kryetare e Komisionit të Kulturës ka propozuar ndryshimin e neneve 171-173, që pas riformulimit mbyllin çdo hapësirë për dhënien me koncesion të trashëgimisë kulturore te privatët përmes formulave si PPP-të a koncesionet.

“Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike”, shkruan Zhupa.