
Nga Yair Netanyahu
Akuza e vjetër mesjetare mbi gjakun – ajo e fajësimit të hebrenjve për vrasjen e Jezusit – po rikthehet. Le ta zbërthejmë:
Jezusi ishte hebre. Ai ishte rabin, dhe emri i tij i vërtetë ishte Yehoshua (יהושע) – Joshuá. Siç ishte e vështirë për t’u shqiptuar në greqisht, u përkthye si Ἰησοῦς (Iēsous). Jezusi fliste aramaisht (gjuhën e Talmudit!) dhe hebraisht. Sipas Dhiatës së Re, ai predikonte Torën në sinagogat e Galilesë.
Ai përshkruhet si pasardhës i Mbretit David, mbreti më i famshëm i hebrenjve, që e bëri Jerusalemin kryeqytetin e popullit hebre. Të gjithë dishepujt dhe familja e Jezusit ishin hebrenj. Pali (emri i vërtetë Saul/Sha’ul – שאול) ishte hebre. Maria (emri i vërtetë Miriam – מרים), nëna e tij, ishte hebre. Pjetri (emri i vërtetë Simon/Shimon – שמעון), i quajtur nga katolikët si Papa i parë, ishte hebre – dhe kështu me radhë.
Autorët e Dhiatës së Re ishin hebrenj (me përjashtim të mundshëm të Ungjillit sipas Lukës). Nuk bëhej fjalë për “hebrej kundër të krishterëve” – të krishterët ende nuk ekzistonin si fe më vete. Në atë kohë, ata ishin thjesht një grup hebrenjsh që ndiqnin mësimet e Jezusit.
Pa popullin hebre, që shkroi si Dhiatën e Vjetër ashtu edhe atë të Re, antisemistët modernë ndoshta ende do të adhuronin Jupiterin, Luciferin, Saturnin, Thorin ose Odinin.
Nuk ka Krishtërim, as Krisht, pa hebrenjtë.
Romakët vendosën një mbishkrim mbi kryqin e Jezusit ku shkruhej: “Jezusi Nazareas, Mbreti i Hebrenjve.” Ende e shihni këtë në çdo kryq, të shkurtuar si INRI – nga latinishtja Iesus Nazarenus Rex Iudaeorum.
Romakët po talleshin me hebrenjtë përmes kryqëzimit të Jezusit – ai shihej si udhëheqës hebre, dhe kurora me gjemba mbi kokën e tij ishte një formë përçmimi nga ana e tyre.
Le të jemi të qartë: Romakët e vranë Jezusin. Ishin ushtarët romakë që e gozhduan në kryq. Ishte guvernatori romak, Ponc Pilati, që e dënoi me vdekje.
Në atë kohë, Judea ishte një provincë romake. Autoritetet hebreje nuk ishin të pavarura; ishin bashkëpunëtorë të regjimit romak, të emëruar e të kontrolluar nga Roma.
Kryqëzimi ishte një metodë romake ekzekutimi për rebelët – jo një praktikë hebreje.
Guvernatorët romakë të Judeas nuk merreshin me dëshirat e hebrenjve për dënime me vdekje. Përkundrazi, ata njiheshin për brutalitetin ndaj hebrenjve, duke kryqëzuar me mijëra prej tyre sapo shiheshin si kërcënim për sundimin romak.
Pjesa e Dhiatës së Re ku Pilati “lan duart” për vdekjen e Jezusit, me gjasë është një shtesë e mëvonshme, pasi Krishterimi u nda nga Judaizmi dhe filloi të përhapej në botën romake. Të paraqitej Roma si fajtore do ta vështirësonte konvertimin e romakëve.
Edhe nëse disa autoritete hebreje ishin të përfshira (dhe shumë historianë argumentojnë se nuk ishin fare), bëhej fjalë për një grusht individësh nën mbikëqyrjen romake.
Nëse të gjithë hebrenjtë për të gjitha kohët duhet të fajësohen për kryqëzimin e Jezusit për shkak të disa individëve nën kontrollin e Romës, atëherë pse jo të gjithë romakët dhe pasardhësit e tyre (italianë, spanjollë, francezë, portugezë, rumunë etj.) të mbajnë faj për gozhdimin e tij në kryq?
Nuk ishin “hebrejtë” në tërësi – në atë kohë kishte miliona hebrenj, 99% e të cilëve nuk kishin dëgjuar kurrë për Jezusin, e lëre më të kishin rol në vdekjen e tij.
Të fajësosh të gjithë hebrenjtë për kryqëzimin e Jezusit është si të fajësosh të gjithë amerikanët për masakrat në shkolla të kryera nga një grusht individësh të çmendur.
Sa për citatin famëkeq mbi “sinagogën e Satanit” – mjaft më. Dhiata e Re u shkrua në greqisht (nga hebrenjtë, përsëri), dhe fjala συναγωγή (synagōgē) do të thotë thjesht “mbledhje” apo “asamble”. Ka kuptim shumë të ngjashëm me fjalën për kishën në greqisht: ἐκκλησία (ekklēsía).
Sipas teologjisë së krishterë, Jezusi është Zot, dhe ai zgjodhi të vdiste për mëkatet e njerëzimit. Kjo do të thotë, teologjikisht, se ai e kishte planifikuar kryqëzimin, mund ta ndalte në çdo moment, dhe e pranoi me dëshirë. Vetë Jezusi tha në Gjon 10:17-18: “Për këtë arsye Ati më do, sepse unë e jap jetën time që ta marr përsëri. Askush nuk ma merr; unë e jap vetë. Kam autoritet ta jap dhe kam autoritet ta marr përsëri. Këtë urdhër e kam marrë nga Ati im.”
Së fundi, nëse njerëzit fajësojnë “hebrejtë” për vdekjen e Jezusit, a nuk është kjo dëshmi se hebrenjtë jetonin në Tokën e Shenjtë 2000 vjet më parë? A nuk do të thotë kjo se ata janë populli autokton i asaj toke?
Nëse sot palestinezët pretendojnë se janë banorët e parë të atij vendi, dhe supozohet se ishin aty në kohën e Jezusit, atëherë logjikisht, ata – jo hebrenjtë – do të duheshin fajësuar për vdekjen e tij.