
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Policia njofton se në spitalin e qytetit ka mbërritur për ndihmë mjekësore një person i plagosur në këmbë, i identifikuar si S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë.
Ai ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, policia ka ngritur postblloqe në të gjitha hyrjet dhe daljet e Vlorës.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.