
Sot në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Otllak ka ndodhur një aksident rrugor. Një automjet tip Mercedes Benz, që po lëvizte nga qyteti i Beratit në drejtim të Dimalit, është përplasur me një motor që po dilte nga fshati Otllak, duke i prerë rrugën automjetit.
Drejtuesi i motorit, shtetasi Nezir Vrapi, është përplasur në rrugë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë veprimet e para për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i Mercedes Benz-it, shtetasi me inicialet S.M., është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.